Një samit politik evropian shumë britanik
Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington zhvillohet edhe një tjetër mbledhje e liderëve. Kësaj radhe është Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane – një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë, shkruan Radio Evropa e Lirë. Samiti zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar të enjten (18 korrik).