Shkon në tre numri i të vdekurve pas rrëzimit të skeleve në një ndërtesë në Lozanë të Zvicrës
Numri i personave të vdekur pas tragjedisë të së premtes në periferi të Lozanës, kur janë rrëzuar skelet në objektin 19 katesh, ka shkuar në tre. Sipas mediumeve zvicerane të paktën dhjetë persona janë lënduar Katër prej punëtorëve janë të lënduar rëndë dhe gjithsejtë gjashtë persona janë dërguar me helikopter në Spitalin Universitar të Gjenevës.