Të paktën katër të vdekur nga djegia e ndërtesës në Valencia
Botë / Zjarri i madh

Të paktën katër të vdekur nga djegia e ndërtesës në Valencia

Të paktën katër persona kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë një ndërtesë 14 katëshe në qytetin e Valencias në Spanjë, raporton BBC. Zjarri ka nisur në bllokun banesor në lagjen Campanar para se të përhapej edhe në ndërtesën ngjitur, përcjell gazeta online Reporteri.net. Zjarrfikësit kanë shpëtuar dhjetëra persona nga ballkonet e apartamenteve të tyre.