Vetëvendosja vijon të kryesojë/ KQZ numëron 88% të votave, ja rezultatet e deritanishme për partitë e tjera
Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Deri më tani janë numëruar 2230 vendvotime nga 2533 në total. Kryeministri Albin Kurti udhëheq me 41.29%. E dyta rendit PDK me 21.8%, ndërsa e treta është LDK me 17.7 %. AAK dhe Nisma kanë marrë 7.68% të votave nga qytetarët e Kosovës. Top Channel