Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite
Lajme / 17 maji

Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite

Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite. Kosova nuk do të jetë në rend dite pasi disa nga shtete si Gjermani dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.