Mbledhja e 214 e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku ka marrë 22 vendime. Në mesin e këtyre vendimeve ka qenë edhe miratimi i Projektligjit për Banim Social të Përballueshëm, si dhe ndryshimi i Udhëzimit Administrativ që mundëson që pronat e sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojiçiq t’i jepen në shfrytëzim dhe menaxhim Policisë së Kosovës.