Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes.