Kuvendi shpall tender në vlerë 40 mijë euro për furnizim me tepisona e perde, i dështoi vjet pesë herë
Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 40 mijë euro për furnizim me tepisona dhe perde. Tenderi është i ndarë në dy Lote, ku në Lotin 1 parashihet furnizimi me tepisona, e në Lotin 2 furnizimi me perde, shkruan Reporteri.net. Në dosjen e tenderit janë dhënë specifikat që duhet t’i kenë këto produkte.