Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person
Lajme / Identifikohet i dyshuari

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në këtë komunë. Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari sipas policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.