Mbi 10 mijë serbë kanë marrë pasaportën e Kosovës që nga janari
Mbi 10 mijë qytetarë serbë janë pajisur me pasaporta të Kosovës që nga 1 janari i këtij viti e deri gjatë kësaj jave. Sipas Blerim Camajt, Drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, kërkesat janë vazhdimisht në rritje. Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Selam Shkodra, vendimin e serbëve e lidh me njohjen e pasaportave