Kapen në flagrancë dy 19-vjeçarë nga Kosova, po transportonin armë në Tiranë
Lajme / Njoftimi i policisë shqiptare

Kapen në flagrancë dy 19-vjeçarë nga Kosova, po transportonin armë në Tiranë

Policia shqiptare ka arrestuar dy kosovarë të cilët kanë transportuar armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në Tiranë, shkruan Reporteri.net. Në njoftimin e bërë thuhet se janë sekuestruar një armë zjarri-pistoletë, krëhri me municion luftarak, një silenciator, një automjet dhe një celular. Të rinjt janë dy 19-vjeçarë, njëri nga Vushtrria dhe tjetri nga Mitrovica.