Kuvendi nesër diskuton për gjetjet e raportit të DASH-it, ku shqetësim kryesor ishin gjyqësori dhe kufizimet në liri të mediave
Lajme / Seancë

Kuvendi nesër diskuton për gjetjet e raportit të DASH-it, ku shqetësim kryesor ishin gjyqësori dhe kufizimet në liri të mediave

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër, e enjte, do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 11:00, shkruan Reporteri.net. Siç u bë e ditur edhe ditë më parë, në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.