Supremja ia zbut dënimin në 22 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen në AKI
Lajme / Tri vite

Supremja ia zbut dënimin në 22 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen në AKI

Gjykata Supreme e ka aprovuar pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit Valon Ibërdemaj, avokatit Besnik Berisha, duke e ricilësuar veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje” dhe duke e dënuar Ibërdemajn me dënim unik prej 22 vjet burgim. Me këtë, Supremja ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores dhe atë të