Sot shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Gjykata Themelore në Ferizaj sot do të shpall aktgjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, raporton Gazeta Online Reporteri.net. Krivaqa akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Dhunimi’ dhe në bashkëkryerje ‘Vrasje e rëndë’, ndërsa Sejdiu është i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje ‘Vrasje e rëndë’