Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike
Shqipëria / Flet kreu i Unionit Turistik Shqiptar

Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike

Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve vendas ata i kanë sytë nga punonjësit e huaj për të përmbushur nevojat. “Situata për burimet njerëzore është mjaft problematike. Kemi mungesë për gati 50 mijë punonjës të kualifikuar apo jo të kualifikuar.