Vdes teksa punonte minatori 60-vjeçar në Bulqizë
Shqipëria / Njoftimi i Policisë

Vdes teksa punonte minatori 60-vjeçar në Bulqizë

Një tjetër aksident me vdekje ndodhi këtë të dielë në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator ka vdekur  pasi një masiv dheu dhe inertesh e zuri poshtë, teksa po punonte. Minatori që humbi jetën është identifikuar si Z.Murati, 60 vjeç. Policia njoftoi se në orën 11:30, minatori u dërgua në spital pa shenja jete.