Leverkuseni përball Atalantas në finalen e Europa Ligës
Sport / Pa humbje

Leverkuseni përball Atalantas në finalen e Europa Ligës

Bayer Leverkuseni me shumë vështirësi ka vazhduar serinë pahumbje duke barazuar 2 me 2 me Romën dhe siguruar finalen e Europa Ligës. Në finalen e madhe evropiane kampionët e rinj gjermanë do të përballen me Atalantan që sonte mposhtën Marseillen. Roma befasoi Leverkusenin me dy gola, teksa gjermanët krejt në fund të takimit barazuan rezultatin.