Alonso vendos për të ardhmen e tij
Sport / Trajneri i shumëkërkuar

Alonso vendos për të ardhmen e tij

Kryetrajneri i Bayer Leverkusenit, Xavi Alonso ka konfirmuar se do të mbetet te klubi gjerman edhe për sezonin 2024-25, duke u dhënë fund shpresave të Liverpoolit dhe Bayern Munichut për të siguruar shërbimet e tij. Liverpooli do të zëvendësojë Jurgen Kloppin në fund të sezonit, teksa Bayerni është në kërkim të zëvendësuesit të Thomas Tuchel.