Kryesore Lajme Bota Çifti që shpëtoi nga avioni rus i vdekjes, ku vdiqën 71 persona

Çifti që shpëtoi nga avioni rus i vdekjes, ku vdiqën 71 persona

0
SHPËRNDAJE

Ende nuk janë mësuar shkaqet e rrëzimit të avionit rus me 71 persona në bord gjatë së dielës në Rusi, por ajo që mund të thuhet me siguri është se ka dy të mbijetuar nga ky aksident tragjik.

Ata janë një çift dhe që do ishin pjesë e fluturimit të së dielës që përfundoi në mënyrë tragjike me vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit, vetëm sepse ndryshuan biletat e tyre në minutën e fundit. Kjo ndodhi pasi makina që kishin planifikuar të blinin nuk ishte ende gati, sipas një raportimi të mediave të huaja.

Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35-vjeç të dielën, pritej të ishte pjesë e fluturimit fatal “6W703”, së bashku me të dashurën e tij 25-vjeçare, Nazezha, në mënyrë që ta kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin e Orskut, raporton “East 2 West”.

Biznesmeni me fat kishte planifikuar gjithashtu t’i bënte vetes si dhuratë një automjet të ri, nga një ofertues në qytetin e tij të lindjes, por tregtari e kishte telefonuar se makina nuk mund të ishte gati në kohën e parashikuar. Dhe kishin fjalë se si mund ta kapnin me çdo kusht avionin. Por makina ua shtyu kapjen e këtij avion, i cili rezultoi fatkeq, ku vdiqën të gjithë.

“Kur mësova se makinën nuk do ta kisha gati, atëherë zgjodha të shtyja udhëtimin me një javë”, tha Maxim. Ndryshimi i biletave, sigurisht që u kushtoi rreth 170 dollarë, por më mirë kaq sesa jetën. “Të paktën jemi ende gjallë”, shtoi ai.

Avioni i pasagjerëve që i përkiste kompanisë “Saratov Airlines” u përplas vetëm 5 minuta pasi ishte ngritur në fluturim për në Orsk nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës, duke vrarë të 71 personat në bord.

Çfarë fati për çiftin! Më mirë që nuk e kishin makinën gati dhe nuk arritën avionin e tragjedisë.

Komentoni Postimin:

Komentoni...