Kryesore Auto & Tech Auto ‘Jo makina me timon në krah të djathtë’, BE mund të rrëzojë...

‘Jo makina me timon në krah të djathtë’, BE mund të rrëzojë vendimin e Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

Në vitin 2014, parlamenti shqiptar vendosi t’i shtonte një pikë Kodit të Qarkullimit Rrugor, ku ndalohet regjistrimi i makinave me timon në krahë të djathtë në vendin tonë. Vendimi, i cili hyri në fuqi gjatë vitit 2015, ndalon importimin e këtyre automjeteve, ndërsa lejon qarkullimin e atyre makinave të regjistruara më përpara.

Por kjo masë duket se po kundërshtohet nga një anëtar i Parlamentit Europian, i cili i ka bërë një kërkesë zyrtare Komisionit Europian, mbi ligjshmërinë e këtij kufizimi të vendosur në Shqipëri.

Eurodeputeti Daniel Dalton, nga radhët e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, sipas scan.tv. shtron këtë pyetje:

“A mundet Komisioni të konfirmojë që kjo përbën një barrierë jotarifore diskriminuese, e cila ka një impakt negativ në tre shtete anëtare ku timoni në krahë të djathtë është norma, në kontradiktë me direktivat dhe rrugolloret e BE dhe që nuk është në përputhje me parimin e proporcionalitetit?”

Krahas Mbretërisë së Bashkuar, qarkullimi në krahë të majtë zbatohet edhe në Qipro, Irlandë dhe Maltë. Megjithatë, vendimi i Shqipërisë prek drejtpërdrejt vetëm industrinë e prodhimit të automjeteve në Britaninë e Madhe, nga e cila nuk mund të zhdoganohen automjete me timon në krah të kundërt.

Dalton i bën KE edhe pyetjet e mëposhtme, ku kërkon sqarime mbi rrugën që do të ndiqet.

“A mundet Komisioni të konfirmojë nëse ky kufizim bie ndesh me kushtet e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, të firmosur në 2006-ën? A do të duhet Shqipëria t’i japë fund këtij kufizimi si pjesë e negociatave për aderim që do të përputhin legjislacionin shqiptar me atë të BE?”

Pyetja e eurodeputetit britanik do të duhet të marrë një përgjigje brenda 6 javësh.

Komentoni Postimin:

Komentoni...