Kryesore Lajme Shqipëria Largohet mjeku i njohur, vendimi i papritur i ndryshimit

Largohet mjeku i njohur, vendimi i papritur i ndryshimit

0
SHPËRNDAJE

Lëvizje në maternitetin “Koco Gliozheni” ne Tirane. Një furtunë, arsyet e së cilës janë ende të paqarta, nuk kanë kursyer as emrat elitar midis bluzave të bardha. Kështu, sipas portalit “Propacientit”, doktor Orion Gliozheni nuk është më në detyrë prej disa ditësh.

Shkarkim apo dorëheqje, kjo nuk është sqaruar, duke kaluar një situatë të tillë komplet në heshtje.

Prof. Dr. Orion Gliozheni është obstetër-gjinekolog, ish- Shef Shërbimi në Spitalin Universitar obstetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë. Ai është nga specialistët më të njohur në këtë fushë, profesor në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka një kontribut të madh në fushën e shëndetit të nënës e fëmijës në vendin tonë. Është autor i shumë librave e artikujve shkencorë dhe didaktikë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 20/06/2017, nr. dekreti 10510 zotit Orion Gliozheni Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për kontributin e gjatë dhe punën e palodhur humanitare si mjek profesionist duke u shërbyer pacientëve të panumërt e fëmijëve, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri shërbimin e fekondimit “in-vitro”, si dhe për rolin e tij intelektual e shkencor, si drejtues projektesh e kërkimesh, në shumë forume e institucione ndërkombëtare shkencore mjekësore”.

Komentoni Postimin:

Komentoni...