Kryesore Lajme Kosova Ndryshime në procedura për marrjen e vizave në Gjermani

Ndryshime në procedura për marrjen e vizave në Gjermani

0
SHPËRNDAJE

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se prej 1 shkurtit të këtij viti në ambasadë do të shtohet mundësia që për personave që kanë aplikuar për vizë, t’u kthehet vendimi i kërkesës për vizë nëpërmjet shërbimit postar DHL.

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë, thuhet se me këtë procedurë do të fitohet më shumë kohë për t’u pranuar kërkesat e aplikuesve për vizë, shkruan Insajderi.

Dërgimi i pasaportave nëpërmjet shërbimit DHL

Juve do t’ju jepet mundësia për të marrë pasaportën tuaj bashkë me vendimin e kërkesës tuaj për vizë nëpërmjet shërbimit postar DHL. Kjo ju kursen kohën e gjatë të pritjes gjatë dhenjës së pasaportave dhe ju kursen ardhjen për herë të dytë në sektorin e vizave, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë.

 

Me plasimin e këtij shërbimi të ri, ne jemi duke e hequr procedurën e përditshme të dhënjes së pasaportave, për të fituar më shumë kohë për të pranuar kërkesat tuaja për vizë. Pasaportat tani do të jepen një herë në javë, çdo të enjte në orën 14:00, për herë të parë më 08.02.2018. Përfitoni nga mundësia më e rehatshme, për të marrë pasaportën tuaj nëpërmjet shërbimit postar DHL!

Koha e re e konsultimeve telefonike

Nga data 01.02.2018 koha e konsultimeve telefonike do të jetë në mëngjes ndërmjet orës 9 dhe 12. Ju lutemi të keni parasysh se ne nuk mund t’i përgjigjemi pyetjeve rreth statusit të kërkesave në telefon. Ju lutemi që para se të na telefononi, të shfrytëzoni informacionet në faqen tonë të internetit.

Komentoni Postimin: