Kryesore Lajme Kosova SKANDALOZE: Këmbët e pulave shiten për prodhimin e sallamave (Foto)

SKANDALOZE: Këmbët e pulave shiten për prodhimin e sallamave (Foto)

0
SHPËRNDAJE

Dita e dielë shquhet për numrin e madh të tregtarëve në Fushë Kosovë. I njohur si pazari i kerreve, tregu në Fushë Kosovë shquhet për shumllojshmërine e produkteve pasi që në këtë treg shiten të gjitha, që nga tekstili, kafshët, e deri tek veturat.

Por, askush nuk do ta besonte se në këtë treg shiten edhe gjymtyrët e shpezëve. Në një kënd të tregut një person shihet duke shitur këmbë të pulave dhe shpezëve të tjera.

2 euro kushton një qese me gjymtyrë pulash për të cilat fatkeqësisht ka blerës. Njëri nga myshterinjtë ka treguar për Indeksonline se këmbët e pulave shiten për prodhimin e sallamave dhe pashtetave.

“Janë disa persona që janë edhe blerës të rregullt. 2 euro kushton një qese më këmbë të pulave. Zakonisht ato sjellen nga thertoret e fabrikave, por që blerësit janë të sigurtë.

Më duket se i përdorin për prodhimin e sallamave dhe pashtetave” ka treguar njëri nga myshterinjtë në kushte anonimiteti.

Komentoni Postimin: