Kryesore Lajme Bota Trump miraton planin për ndërtimin e aeroplanit super të shpejtë

Trump miraton planin për ndërtimin e aeroplanit super të shpejtë

0
SHPËRNDAJE

Një brez i ri i aeroplanëve të qetë supersonik ka bërë një hap para, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka miratuar planin për funksionimin e ‘Son of Concorde’.

 

Plani i propozuar nga NASA është emërtuar nga Demonstruesi i Fluturimit të Qetë Supersonik i Ulët (QueSST).

 

Qëllimi i ndërtimit të një aeroplani të tillë është të reduktojë zhurmën dhe të arrijë shpejtësinë prej 1, 100 mph (1, 700 km/h).

 

QueSST mund ta bëjë realitet udhëtimin me këtë aeroplan në vitin vitin 2021 ku sipas planeve thuhet se ai mund të arrijë nga New Yorku në Londër për tri orë, raporton “Daily Mail”,

Vizioni i NASA-s është miratuar në buxhetin e fundit të propozuar të SHBA-së të lëshuar nga zyra e Menaxhmentit dhe Buxhetit në Uashington DC.

Agjencia hapësinore ka dhënë 19, 9 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm, 500 milion dollarë më shumë se vitin e kaluar.

QueSST ka shtuar serinë e fundit X të eksperimenteve aeroplanëve ajror dhe raketave të përdorura për të vlerësuar dhe testuar teknologjinë e re dhe konceptin e aerodinamikës.

Duke shkruar në seksionin e buxhetit, autorët thanë: “Buxheti ndihmon në tërësi Demonstratiroin e Fluturimit të Ulët, një aeroplan eksperimental supersonik që do të bëhte fluturimin e parë në vitin 2021.”

Në qershor të vitit 2017, NASA njoftoi për fillimin e ndërtimit të aeroplanit supersonik X.

Agjencia hapësinore shpreson të arrijë një revolucion sa i përket aspektit të zhurmës me 60 dBA më e ulëta se avionët e tjerë supersonikë, siç është Concorde, një avion pasagjerësh supersonic me turbinë që operohej deri në vitin 2003.

 

 

 
 

 

 
Komentoni Postimin:

Komentoni...