Kryesore Auto & Tech Auto VW, BMW dhe Mercedes Benz në telashe, Gjermanët edhe një herë në...

VW, BMW dhe Mercedes Benz në telashe, Gjermanët edhe një herë në krye të skandaleve

0
SHPËRNDAJE

Sipas raporteve të TechSot.Al, tre prodhuesit më të mëdhenj Gjermanë, Volkswagen, BMW, dhe Mercedes Benz janë përsëri në krye të skandaleve, për shkak të testeve që këto tre kompani kanë kryer mbi majmunët.

Duket se kompania më ‘në faj’ është Volkswageni, për të cilin nuk është hera e parë që është në qëndër të vëmëndjes botërore për sa i përket skandaleve. Para tre vitesh, kjo e fundit u fut në telashe për shkak të hileve që bënte në testimin e makinave të saj me naftë, dhe gazrat e këqija që ato lëshonin në atmosferë.

TechSot.Al ka mësuar se Volkswagen ka kryer një studim, i cili është financuar edhe nga BMW dhe Mercedes Benz, për të provuar që gazrat e lëshuara nga djegiet naftës nuk janë aq të dëmshme sa mendohet. Dhe ky studim ka përdorur majmunët në kafaz si ‘mjete’ testimi, duke i bërë ata të marrin brenda gazrat e lëshuara nga djegia e naftës.

“Mendojmë se këto metoda shkencore që u përdorën për të mbajtur studimin në fjalë ishin të gabuara, dhe do të ishte më mirë sikur ky studim mos ishte bërë fare, ” ka thënë Volskwagen për shtypin, pasi është ‘kapur mat’ nga gazeta prestigjoze New York Times. 

Volskwagen ka thënë se studimi është bërë në vitin 2014, para skandalit botëror që kishte të bënte me makinat me naftë. Ky studim është mbajtur në Allbëkërki, New Mexico, të ShBA-së.

Të gjitha kompanitë në fjalë kanë dalë publikisht kundër këtyre llojeve të testeve, dhe kanë thënë se këto teste janë bërë nga njerëz brenda kompanive, pa vënë në djeni drejtuesat kryesorë. Kundër ka dalë dhe qeveria Gjermane, raporton TechSot.Al, e cila ka rregulla dhe ligje shumë të rrepta përsa i përket dhunës kundër kafshëve, dhe testet mbi to.

Por studimi është kryer në ShBA, e cila nuk i ka rregullat dhe ligjet aq të rrepta. Sipas Departamentit të Agrikulturës në ShBA, me dhjetra mijëra kafshë përdoren për eksperimente nga më të ndryshmet.

Skandali i para tre viteve i ka kushtuar Volskwagen-it rreth 30 miliarda dollarë, dhe ka pasur pasoja nga më të ndryshmet. Ky skandal pritet të rrënojë akoma edhe më shumë opinion publik kundrejt markës VW, që pritet të ketë dhe në sërë sulmesh edhe nga grupet për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ato për mbrojtjen e kafshëve.

Komentoni Postimin: